Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shpërthim me makinë bombë në një treg në Siri, vdesin shtatë persona

schedule13:24 - 31 Mars, 2024

schedule 13:24 - 31 Mars, 2024

Të paktën shtatë persona janë vrarë në një shpërthim me makinë bombë që synonte një treg të frekuentuar në Sirinë veriore. Disa të tjerë u plagosën në sulmin në qytetin Azaz në provincën Aleppo, pranë kufirit turk.

Është e paqartë se kush e kreu sulmin në qytetin që drejtohet nga milicitë proturke që luftojnë presidentin sirian Bashar al-Assad.

Forcat turke dhe përfaqësuesit e tyre kontrollojnë zona të mëdha të Sirisë përgjatë kufirit që ndajnë të dy vendet.



Kur shpërtheu bomba, tregu ishte i zënë me blerësit që blinin rroba të reja për fëmijët e tyre përpara festës së Fitër Bajramit, që shënon fundin e muajit të ardhshëm të agjërimit islamik të Ramazanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!