KAMËZ- Në orët e para të mëngjesit në Laknas, në ambientet e jashtme të banese dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Sipas policisë, banesa është në pronësi të një 72-vjeçari.
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /abcnews.al