Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës, në ambientet e jashtme të një subjekti në Orikum. Si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël të lëndës plasëse janë shkaktuar dëme materiale.
Ndërkohë Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
“Gjatë natës, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në ambientet e jashtme të një subjekti në pronësi të shtetasit E. Sh., në Orikum. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”
/abcnews.al/