Shpërthim në një xhami në Afganistan, 7 viktima dhe 13 të plagosur

schedule12:01 - 15 Tetor, 2021

schedule 12:01 - 15 Tetor, 2021

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 13 kanë mbetur të plagosur, pas një shpërthimi  me bombë në një xhami në Kandahar gjatë lutjeve të së Premtes. Sipas The Guardian duke cituar një zëdhënës taleban, shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe pritet që numri i viktimave të jetë më i lartë se sa është raportuar.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme, Kari Saeed Hosti, tha se autoritetet po hetojnë në lidhje me shpërthimin, i cili ndodhi vetëm disa ditë pas një sulmi vdekjeprurës në një xhami shiite në Kunduz.  Rikujtojmë se Kandahar, i cili ndodhet në jug të vendit, është bastioni i talebanëve, një bastion për sulmet e armatosura që ka përfshirë pjesën më të madhe të Afganistanit gjatë muajve të fundit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!