Shpërthim me bombë në makinë, vritet deputeti pro-rus në Luhansk

schedule11:43 - 8 Nëntor, 2023

schedule 11:43 - 8 Nëntor, 2023

Mykhailo Filiponenko, një anëtar i parlamentit dhe ish-zyrtar ushtarak në rajonin ukrainas të pushtuar nga Rusia të Luhansk, vdiq si pasojë e një shpërthimi me bombë në makinën e tij.

Mikhail Filiponeko ishte një anëtar i parlamentit lokal dhe ish-kreu i ushtrisë separatiste të Luhanskut. Një tjetër deputet vendas në këtë territor të pushtuar, Yuri Yurov, raportoi në Telegram se Mikhail Filiponeko kishte qenë tashmë objektiv i një sulmi me bombë në Luhansk më 21 shkurt 2022.

Nga ai shpërthim, ai shpëtoi për mrekulli”, sipas të njëjtit burim, ndërsa u plagos vetëm shoferi.

Sipas Yurov, Mikhail Filiponenko ishte një nga themeluesit e ushtrisë separatiste të Luhanskut në vitin 2014 në fillim të luftës midis Kievit dhe trupave pro-ruse, të mbështetura nga Moska.

Katër rajonet ukrainase të aneksuara nga Moska (Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhia ) goditen shpesh nga sulme, ndonjëherë fatale, duke synuar zyrtarë të administratës pushtuese ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!