Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Tiranen në orët e para të mengjesit të sotem. Lënda plasëse e dyshuar tritol është vendosur pranë një biznesi tek Ish Stacioni i Trenit.
Gazetari Andi Qosja bën me dije për abcnews.al se nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por fatmirësisht vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm, pranë fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Njoftimi i policisë:
Në vendngjarje ka mbërritur ambulaca dhe policia ku kjo e fundit ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe personat përgjegjes
Më datë 01.12.2019, rreth orës 03:40, në Bulevardin Zog i Parë, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit P.F, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz por veç dëme materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ abcnews.al