Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë banimi në Turqi, plagoset rëndë një person

schedule11:28 - 6 Maj, 2024

schedule 11:28 - 6 Maj, 2024

Një person ka mbetur i plagosur rëndë nga një shpërthim në një ndërtesë banimi në qytetin turk Tekirdag, në veriperëndim të Turqisë.

Për momentin nuk dihet shkaku i shpërthimit në banesën e katit të fundit të pallatit pesëkatësh, por sipas informacioneve të deritanishme besohet të ketë shpërthyer një bombol gazi.

Nga forca e shpërthimit, në banesë janë dëmtuar muret dhe janë thyer xhamat.

/abcnews.al