Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ndodhi në mesnatë në lagjen “Hasan”në Fushë Krujë. Lënda plasëse i ishte vendosur një makine të parkuar në oborrin e shtëpisë. Makina është në pronësi të Afrim Çekut, i cili sipas policisë nuk është me precedentë dhe raportohet të mos ketë konflikte. Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët. Kjo nuk është hera e parë që në Fushë Krujë regjistrohen shpërthime tritoli. /abcnews.al
Shpërthim i fuqishëm në Fushë Krujë, hidhet në erë një makinë e parkuar
schedule10:15 - 28 Mars, 2019
schedule 10:15 - 28 Mars, 2019