Shpërthim i fuqishëm afër depos së naftës në Arabinë Saudite

schedule18:08 - 25 Mars, 2022

schedule 18:08 - 25 Mars, 2022

Rebelët Houthi kanë përshkallëzuar sulmet e tyre në Arabinë Saudite pak para fillimit të bisedimeve të paqes më 29 mars në Jemen.

Një tjetër shpërthim i madh ka ndodhur në Arabinë Saudite ndërsa pak ditë më parë guerilët sulmuan një tjetër depo nafte.

Këtë herë shpërthimi u regjistrua me shumë gjasa përsëri nga rebelët Houth, pranë depos së naftës Aramco.
Për fat të mirë nuk është raportuar për viktima.

Huthi të mbështetur nga Irani nuk pretenduan menjëherë se ishin pas sulmit të së premtes, por një postim në Twitter nga një zëdhënës ushtarak më herët gjatë ditës tha se grupi do të shpallte një operacion të “thellë” brenda Arabisë Saudite.

Ndërkohë nafta e papërpunuar e West Texas Intermediate u rrit menjëherë më 1,04 dollarë, ose 0,9%, në 113,34 dollarë.

Të dielën, autoritetet saudite konfirmuan një tjetër sulm në objektet e Aramco-s, me rebelët Houthi duke përdorur raketa dhe dronë për të synuar të paktën gjashtë vende në të gjithë Arabinë Saudite, duke përfshirë një depo karburanti Aramco dhe një fabrikë të gazit të lëngshëm natyror./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!