Shpërthim gazi në Bruksel, evakuohen rreth 700 persona

schedule11:46 - 22 Janar, 2024

schedule 11:46 - 22 Janar, 2024

672 persona janë evakuuar në pjesën veriore të Brukselit pas shpërthimit në një shtëpi, ndoshta të shkaktuar nga një rrjedhje gazi. Sipas informacioneve, në orët e para të mëngjesit ndodhi një shpërthim, në një shtëpi Nether-over-Haebleck.

Më pas ka shpërthyer menjëherë zjarri.

Gjithsej 672 persona u evakuuan në zonë, duke përfshirë dy shkolla. Si pasojë e shpërthimit  kanë mbetur të plagosur tre persona.

Shkaku i rrjedhjes mbetet për t’u hetuar, por sipas burimeve besohet se punëtorët kanë goditur një tub me presion të ulët gjatë punimeve në trotuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!