Shpërthen Zinchenko ndaj shokëve dhe personazheve të njohur: Mos kini frikë, por reagoni se askush nuk iu bën asgjë

schedule14:50 - 16 Prill, 2022

schedule 14:50 - 16 Prill, 2022

Lojtari i Manchster Cityt, Oleksandr Zinchenko është një nga futbollistët i cili ka reaguar vazhdimisht për atë që po ndodh me Ukrainën, ndërsa sipas tij, të gjithë mund të bëjnë diçka, qoftë kjo edhe nga një postim në nstagram që janë kundër luftës.

Sigurisht gjithë ky zemërim vjen për shkak se ukrainasi është i mërzitur me shokët dhe personazhet e njohur që nuk kanë reaguar për luftën që po bëhet ndaj Ukrainës.

Mbrojtësi më parë ka luajtur në Rusi për 18 muaj me UFA dhe është i zhgënjyer që shokët e tij të skuadrës dhe personazhe të njohur nuk reagojnë, ndërsa për “The Guardian”, Zinchenko ka bërë thirrje që të gjithë të reagojnë se askush nuk iu bën dot asgjë.

“Kam miq atje, një rreth të vogël që tani është bërë pothuajse zero. Jam shumë i zhgënjyer. Djemtë që njoh më telefonuan sapo ndodhi pushtimi dhe më thanë që nuk mund të bëjnë asgjë. Natyrisht që mund të bësh diçka.

Nëse qëndroni të heshtur, kjo do të thotë se ju e mbështetni atë që po ndodh tani në Ukrainë. Natyrisht unë nuk mund ta kuptoj pse do ta bëjnë ata këtë. Ndoshta janë të frikësuar, sepse ne shohim në rrjetet sociale foto të rusëve që dërgohen në burg nëse protestojnë.

Shikoni, nëse futbollistët në veçanti apo ata që ndiqen nga shumë njerëz, a mund ta besoni se nëse të gjitha postojnë diçka në Instagram njëkohësisht dhe thonë jemi kundër luftës dhe duhet ta ndalojmë, do të arrestoheshin të gjithë? Sigurisht që nuk do ta bënin. Ndaj është shumë turp që ata nuk thonë asgjë.

Është një makth, një tronditje për të gjithë botën për gjërat që kanë bërë. Bëhet fjalë për gjëra të tmerrshme, të frikshme. Ata vranë civilë, vranë fëmijë, përdhunuan gratë dhe vajzat tona. Na vranë qentë dhe madje i hëngrën. Nuk mundem as të filloj përshkruaj si ndihem për ta.

I urrej aq shumë, për gjithçka që i kanë bërë popullit ukrainas dhe Ukrainës. I urrej njerëzit në Rusi që po përpiqe të bindin të tjerët se kjo është propagandë. Është e turpshme, si mund të thonë këtë? Njerëzit më dërguan fotografi, fakte reale. Trupat e civilëve tanë të vdekur ishin shtrirë në tokë për dy javë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për këtë” ka deklaruar mbrojtësi i “Qytetarëve”. /f.a/abcnews.al