Shpërthimi më i dhunshëm i vullkanit në Gutemalë në më shumë se një shekull ka vrarë të paktën 25 persona. Kjo është raportuar nga mediat lokale që citojnë autoritetet. Vullkani “Fuego”, rreth 40 kilometra nga kryeqyteti i Guatemalës, lëshoi gurë dhe re hiri në qiell. Lumenjt me llavë goditën disa fshatra duke vrarë banorët, shumica e të cilëve ishin në gjumë. Qindra të tjerë janë plagosur dhe janë shpallur të zhdukur. Aeroporti kryesor i vendit është mbyllur. Presidenti Jimmy Morales shpalli 3 ditë zie në nderim të viktimave. “Fuego” është një nga vullkanet më aktivë në Amerikën Latine. /abcnews.al
Shpërthen vullkani “Fuego” në Guatemalë
schedule12:27 - 4 Qershor, 2018
schedule 12:27 - 4 Qershor, 2018