Shpërthen uji në qendër të Beratit, çahet tubacioni kryesor

schedule10:42 - 14 Nëntor, 2017

schedule 10:42 - 14 Nëntor, 2017

Uji ka vërshuar si shatërvan në qendër të qytetit të Beratit. Situata zgjati disa orë deri sa specialistët morën masa për zëvendësimin e saraçineskës së dëmtuar.

Ky vërshim uji zgjati disa orë në qendër të qytetit të Beratit. Në disa lagje furnizimi i me ujë të pijshëm u ndërpre.
Fillmisht banorët u befasuan. Qendra e qytetit dhe investimi në ujësjellës kishte vetëm pak kohë e përfunduar. Investimi është nga më të fundit realizuar në Berat. Por siç u tha nga specialistët e Ndërrrmarjes së Ujësjelles Kanalizimeve, shpërthimi i kishte ndodhur për shkak se ishte dëmtuar Saraçineska.
Drejtori Teknik i Ndërmarjes së Ujsjellës kanalizimeve, Lulzim Sino, i gjetur në terren deklaroi se kjo është një avari e çastit dhe ka ardhur si rezultat i shtimit të prurjeve dhe të tilla defekte janë të përditshme. Si rezultat kjo pjesë e lagjes ka ngelur pa ujë të pijshëm.
Qyteti i Beratit është përfitues i investimit prej 7.5 milionë euro nga KFË për reabilitimin e gjithë rrjetit të ujit të pijshëm. Por megjithë këtë investim të madh, problemet teknike në rrjet vazhdojne të shqetësojnë banorët./abcnews.al

https://youtu.be/Vof_hVQtb-g