Tre nxënës të një shkolle në Itali janë dërguar në spital ditën e sotme pasi një power bank shpërtheu në çantën e një nxënëseje. Ngjarja ka ndodhur në Milano.
Ngjarja shkaktoi krizë ankthi te vajza 17-vjeçare e cila kishte çantën e shpinës.
Dy djem të tjerë, 15 vjeç u dërguan në dhomën e urgjencës pasi thithën tym, por gjendja e tyre nuk është shqetësuese.
Ngjarja ka ndodhur në orën 08:50 në institutin Amerigo Vespucci, ku kanë mbërritur dy autoambulanca dhe Policia e Shtetit.
Sipas hetimeve të Policisë së Shtetit, 17 vjeçarja, e cila vuante nga një patologji e mëparshme, pati një krizë kur ndodhi shpërthimi.
Ansa shkruan se të tre nxënësit tashmë kanë lënë spitalin dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al/