Shpërthen pas 38 vitesh vullkani më i madh në botë, tymi dhe hiri pushtojnë ishullin

schedule15:46 - 29 Nëntor, 2022

schedule 15:46 - 29 Nëntor, 2022

Vullkani Mauna Loa në Havai, është riaktivizuar të shtunën, por për herë të parë lava shpërtheu mëngjesin e kësaj të marte. Ky është shpërthimi i parë që prej vitit 1984, periudha më e gjatë kjo në qetësi, regjistruar në histori.

Prej mbrëmjes së të hënës, qielli i Havait u mbulua nga hiri vullkanik. Autoritetet në Havai kanë ngritur dy qendra strehimi të përkohshme për banorët, që janë evakuuar prej fundjavës.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) paralajmëroi banorët e ishullit se shpërthimi i vullkanit më të madh aktiv në botë mund të jetë shumë dinamik dhe drejtimi dhe shpejtësia e rrjedhës mund të ndryshojnë.

/abcnews.al