Rreth 1500 persona janë evakuuar nga ishujt e Guineas se Re Papua ku një vullkan, deri më tani i përgjumur, filloi të shpërthente.
Vullkani i ndodhur në ishullin Kadovar filloi të nxjerrë tym dhe hi që prej javës së kaluar, duke nxitur dhe evakuuimin e banorëve për në ishullin më të afërt.
Guinea e Re Papua është vendndodhja e një numri të madh qendrave vullkanike.
Dëshmitarët treguan së shpërthimi më i fuqishëm ndodhi të premten kur një lëmsh i zjarrtë doli nga gryka e vullkanit.
Shtëllungat e tymit tashmë ngrihen në një lartësi prej 600 metrash duke alarmuar banorët e zonës më shumë se kurrë, pasi nuk ka pasur të dhëna të tjera që deri më tani ky vullkani të ketë shpërthyer më parë.
Në ndihmë të banorëve kanë shkuar forcat e Kryqit të Kuq duke u siguruar burimet e nevojshme për të jetuar në një situatë të tillë emergjente./abcnews.al
Shpërthen papritur vullkani
schedule10:00 - 14 Janar, 2018
schedule 10:00 - 14 Janar, 2018