Një depo municionesh në rajonin Belgorod të Rusisë shpërtheu. Si pasojë humbën jetën 3 persona dhe 13 të tjerë u plagosën, njoftoi agjencia e lajmeve ruse RIA Novosti sipas shërbimeve lokale të urgjencës.
BREAKING ?? : 3 killed, 13 injured in blast in #Belgorod – local emergency.#Russia pic.twitter.com/Dd3LvYCFlV
— Zaid Ahmd (@realzaidzayn) January 15, 2023
TASS njoftoi më herët se një zjarr ra në një qendër kulturore gjatë natës, ku ishin ruajtur municionet, gjë që shkaktoi shpërthimin. Raportohej për 10 ushtarë rus të plagosur.
Në rajonin e Belgorodit në kufirin e Rusisë dhe Ukrainës, ka baza ushtarake ruse dhe fusha trajnimi. /abcnews.al