“Shpërthen” Neville: Më parë qanit dhe ankoheshit, tani kapeni me milimetrat!

schedule14:15 - 22 Shtator, 2019

schedule 14:15 - 22 Shtator, 2019

Teknologjia VAR po ndihmon në shumë raste, por edhe po krijon polemika të ndryshme, sidomos në rastet kur nuk ndërhyn fare. Totenham doli pa pikë nga transferta e djeshme përballë Leicester, edhe pse e mbylli pjesën e parë në avantazh.

Ekipi i Pochettinos dyfishoi shifrat në mesin e pjesës së dytë me anë të Aurier, por VAR-i ndërhyri dhe arbitri kryesor a anuloi golin e miqve. “Dhelprat” përfituan, shënuan dy herë, përmbysën rezultatin dhe siguruan një fitore të rëndësishme.

Rasti i golit të Aurier ishte i vështirë për t’u përcaktuar edhe nga pamjet. Dora e avancuar e nxjerr mbrojtësin në pozicion të parregullt. Vetëm pak mm e ndajnë atë nga lojtari i Leicesterit, çka bëri që goli të anulohej.

Rreth kësaj situate ka reaguar edhe Gary Neville, ish-mbrojtësi i njohur i Manchester United, sot në rolin e analistit sportiv. Ky i fundit ka shpërthyer kundër të gjithëve me një koment në Tëitter, duke i dalë në krah trupës së arbitrave.

“Ekspertë, komentatorë, lojtarë dhe trajnerë keni qarë të gjithë për vite me radhë, ndërsa tani që gjithçka është e përcaktuar saktë ankoheni për një rast milimetrik. VAR konfirmon parregullsinë e golit, ndërsa ju thoni që diferenca ishte milimetrike. E çuditshme!”, komenton Gary Neville. /abcnews.al