VIDEO/ Shpërthen në flakë makina në Tiranë, tymi mbulon zonën

schedule11:44 - 2 Mars, 2021

schedule 11:44 - 2 Mars, 2021

Një makinë ka shpërthyer në flakë në Tiranë. Abcnews.al mëson se ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit, në kryeqytet.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes. Sipas efektivëve blu shkak i rënies së zjarrit si pasojë e një defekti të batërisë. Për pasojë janë dëmtuar pjesërisht dhe 2 mjete të tjera të parkuara.

Nga pamjet shihet se flakët kanë përfshirë të gjithë mjetin, ndërkohë që tymi i zi ka mbuluar zonën.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Merdar Shtylla”, si pasojë e një defekti të batërisë, ka marrë flakë mjeti me drejtuese shtetasen E. G., dhe për pasojë  janë dëmtuar pjesërisht dhe 2 mjete të tjera të parkuara.

Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

g.v/abcnews.al