Një defekt elektrik ka bërë që kabina brenda ambienteve të Sanatoriumit të shpërthejë në flakë mesditën e sotme.
Flakët nuk kanë cenuar godinën e spitalit “Sheqet Ndroqi”, pasi është vendosur nën kontroll me shpejtësi nga zjarrfikësja që ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
E gjithë zona ka mbetur pa energji elektrike. Spitali ka vendosur në funksion gjeneratorin. / Abcnews.al