Merr flakë “Audi” në Fier

schedule22:21 - 8 Gusht, 2020

schedule 22:21 - 8 Gusht, 2020

Një makinë ka shpërthyer në flakë në Fier. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se automjeti tip “Audi” ka ,marrë flakë në lagjen “Apolonia” të qytetit.

Mësohet se drejtuesi i makinës sapo kishte zbritur kur mjeti shpërtheu në flakë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikësja dhe ambulanca.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe 3 makina të tjera aty pranë. Sipas policisë paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur ai pasojë e një difekti në mjetin tip “Audi”.

Njoftimi i policisë: 

Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:45, në lagjen “Apollonia”, Fier, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit R. M., banues në Fier.

Gjatë momentit të rënies së zjarrit, drejtuesi ka ndaluar mjetin në vend ku kanë qën të parkuara edhe 2 mjete të tjera të cilat si pasojë e përhapjes së zjarrit kanë marë flakë dhe janë djegur pjesërisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur ai pasojë e një difekti në mjetin tip “Audi”.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës të cilët bën të mundur shuarjen e zjarrit.

Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/abcnews.al