VIDEO/ Spektakël në “Fadil Vokrri”, Ballkani ndëshkon kundërshtarët 2 herë në 6 minuta

schedule21:15 - 25 Korrik, 2023

schedule 21:15 - 25 Korrik, 2023

“Dardanët” e Ballkanit duket se e kanë nisur me vrull sfidën e parë ndaj Larne të vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Conference League, teksa pas vetëm 32 minutash lojë kanë gjetur 2 herë rrugën e rrjetës përballë iralndezo-veriorëve.

Goli i parë erdhi vetëm pas 26′ minutash lojë, ku “bomberi”, Albion Rrahmani, nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke çuar topin në rrjetë me një goditje potente. Mirëpo nuk mbaron me kaq, pasi vetëm 6 minuta më vonë, në 32′-tën, “fantazisti” Almir Kryeziu, ka gjetur rrugën e rrjetës, pas një asist fantastik të Gripshit duke thelluar shifrat ndaj kundërshtarëve. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Albion Rrahmanit, 1-0:

Goli i Almir Kryeziut, 2-0: