Një automjet ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse në zonën e Freskut në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40, në Qesarakë.
Sipas bluve mjeti i parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të shtetasit Saimir Naski ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
g.v/abcnews.al