Një shpërthim makine ka plagosur tre persona në një lagje të qytetit rus të Belgorodit.
Lajmi u bë i ditur nga Guvernatori Vyacheslav Gladkov.
Tre të plagosurit janë një burrë që ndodhej në makinë në momentin e shpërthimit dhe dy kalimtarë, një nënë me një fëmijë. Të tre u dërguan në spitalet e qytetit me plagë në gjymtyrët e poshtme. Gladkov theksoi se situata është nën kontroll.
“Nuk ka asnjë rrezik për banorët dhe banesat aty pranë. Shërbimet e urgjencës janë në terren. Autoritetet hetuese po marrin të gjitha masat për të kuptuar shkakun e aksidentit”, tha guvernatori.
/abcnews.al