Shpërthen magazina e fishekzjarreve në Tajlandë, 9 të vdekur dhe 115 të plagosur

schedule17:27 - 29 Korrik, 2023

schedule 17:27 - 29 Korrik, 2023

Të paktën 9 persona janë vrarë dhe më shumë se 115 janë plagosur pas një shpërthimi në një magazinë fishekzjarre në një qytet jugor të Tajlandës.

Shpërthimi ndodhi në Sugai Kolok, pranë kufirit me Malajzinë, rreth orës 15:00 të së shtunës (me orën lokale). Autoritetet dyshojnë se të jetë shkaktuar nga punimet në ndërtim. Dëshmitë sugjerojnë se ishte për shkak të një “gabimi teknik” gjatë saldimit të çelikut.

Zjarri është vënë nën kontroll, sipas BBC.

Pamjet e publikuara në mediat lokale tregojnë një re të madhe tymi që ngrihet nga tregu. Shumë dyqane, shtëpi dhe automjete janë dëmtuar rëndë nga forca e shpërthimit. Disa kanë marrë flakë dhe të tjerëve u janë hequr çatitë.

Industria e ndërtimit në Tajlandë ka probleme me sigurinë dhe dhe aksidentet fatale janë të zakonshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!