Pesë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një shpërthim, gjatë kryerjes së një eksperimenti me raketa, në një zonë testimesh në Rusi.
Kompania shtetërore bërthamore “Rosatom” njoftoi se, ngjarja e rëndë ndodhi gjatë testimit të motorëve të këtyre raketave. Personat që humben jetën si dhe ata që u plagosën ishin pjesë e stafit të kompanisë.
Sipas ekspertëve, për rreth 40 minuta, niveli i radioaktivitetit menjëherë pas incidentit, ishte shumë i lartë. Gjendja është kthyer në normalitet brenda pak minutave.
Mediat ruse bëjnë me dije se, mbetet ende e paqartë se çfarë lloji i raketave ‘eksperimentale’ u testuan.
Fshehtësia rreth këtij testi të dështuar ushtarak dhe deklaratat fillestare nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, shkaktuan polemika dhe ngritën dyshime në lidhje me autoritetet përgjegjëse. Sipas tyre, ata përpiqen të fshehin shkaqet e incidentit të ndodhur në Çernobil.
Zona e rajonit Arkhangelsk është një nga vendet kryesore të kërkimit dhe zhvillimit për Marinën Ruse, ku raketat balistike, ndërkontinentale, lundrimi dhe anti-raketat ajrore me bazë në det, zhvillojnë testime.
Ajo ndodhet rreth 30 km në perëndim të qytetit të Severodvinsk, i cili është dhe baza kryesore më e madhe e Flotës Veriore./abcnews.al