Një zjarr i madh shpërtheu në një kompani kimike në provincën e Novara. E gjithë zona industriale e San Pietro Mosezzo është evakuuar, sipas mediave italiane.
Gjashtë ekipe zjarrfikëse dhe ambulanca të shumta ndodhen në vendngjarje, megjithatë deri më tani nuk ka raportime për viktima apo për të lënduar.
Pamjet e publikuara në mediat fqinj tregojnë shpërthime të fuqishme teksa zona është përfshirë nga një tym i zi.
Kryebashkiaku i Novarës ka kërkuar nga qytetarët e zonës të qëndrojnë të mbyllur brenda dhe të mbajnë të mbyllura dritaret. Rekomandimi është i vlefshëm për të gjithë duke përfshirë shkollat dhe institucionet arsimore të qytetit.
/abcnews.al