Shpërthen Dinamo: Gjyqtarë skandalozë, meritonim fitoren në Dibër

schedule18:06 - 26 Tetor, 2019

schedule 18:06 - 26 Tetor, 2019

Dinamo ishte pranë marrjes së një pike në transfertë kundër Korabit, por një penallti e akorduar për vendasit vulosi humbjen e bluve. Xhabrahimi u tregua i saktë nga pikë e bardhë në minutat shtesë të ndeshjes dhe i dhuroi kryesimin ekipit të tij.

Dinamo mbyll renditjen e grupit A në Kategorinë e Parë me vetëm një pikë pas gjashtë ndeshjeve të para. Klubi kryeqytetas ka reaguar ashpër në lidhje me gjykimin e ndeshjes.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Dinamo akuzon arbitrat për gjykim të dobët dhe skandaloz. Kulmi sipas bluve ishte penalltia e dhënë në minutat e fundit për vendasit, ndërsa drejtuesit premtojnë se do të ndjekin hapat ligjorë në vijim.

REAGIMI I PLOTË I DINAMOS

Përgjatë gjithë 90 minutëshit, u pa një gjykim tendencioz i treshes së arbitrave shkodranë, duke dënuar dy herë me kartonë të verdhë brenda 3 minutave të para, lojtarët Boci e Spahija dhe duke vazhduar më vonë edhe me ndëshkimin e Pontrellit.

Kulmi i gjithë takimit, qe edhe penalltia e akorduar në favor të vendasve, në minutën e 90+6, nga ana e arbitrit anësor, ndërsa për atë kryesor ishte lojë e rregullt(!) FK DINAMO nuk dëshiron të dalë në konkluzione të menjëhershme, por i bën thirrje të gjithë instancave drejtuese të futbollit në vend, të reagojnë ndaj të gjithë faktorëve që kërkojnë të luajnë me djersën e lojtarëve në fushë, tifozëve si dhe investimin e sponsorëve të pakët që i kanë ngelur këtij sporti në Shqipëri.

Klubi Blu, do të ndjekë me interes të gjithë hapat ligjorë në vazhdim, konform rregullave, për një futboll të pastër e të drejtë. Skuadra, me lojën e sotme, meritonte të dilte fitimtare nga kjo ndeshje, gjithashtu gjejmë rastin të falënderojmë tifozët vendas për mikpritjen!” /abcnews.al

View this post on Instagram

FK DINAMO dënon ashpër gjykimin skandaloz të ndeshjes së përfunduar disa minuta më parë, Korabi – DINAMO, e mbyllur 1-0 në favor të vendasve. Përgjatë gjithë 90 minutëshit, u pa një gjykim tendencioz i treshes së arbitrave shkodranë, duke dënuar dy herë me kartona të verdhë brenda 3 minutave të para, lojtarët Boci e Spahija dhe duke vazhduar më vonë edhe me ndëshkimin e Pontrellit. Kulmi i gjithë takimit, qe edhe penalltia e akorduar në favor të vendasve, në minutën e 90+6, nga ana e arbitrit anësor, ndërsa për atë kryesor ishte lojë e rregullt(!) FK DINAMO nuk dëshiron të dalë në konkluzione të menjëhershme, por i bën thirrje të gjithë instancave drejtuese të futbollit në vend, të reagojnë ndaj të gjithë faktorëve që kërkojnë të luajnë me djersën e lojtarëve në fushë, tifozëve si dhe investimin e sponsorve të pakët që i kanë ngelur këtij sporti në Shqipëri. Klubi Blu, do të ndjekë me interes të gjithë hapat ligjorë në vazhdim, konform rregullave, për një futboll të pastër e të drejt. Skuadra, me lojën e sotme, meritonte të dilte fitimtare nga kjo ndeshje, gjithashtu gjejmë rastin të falenderojmë tifozët vendas për mikpritjen!

A post shared by FK Dinamo Tirana (@fkdinamo.al) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!