Shpërthen diga në Kenia, 35 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

schedule10:02 - 29 Prill, 2024

schedule 10:02 - 29 Prill, 2024

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pas shpërthimit të një dige në Kenia, duke shkatëruarr shtëpitë dhe automjetet ndërsa vendi po përballet me shira të dendur prej javësh.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar, tha për CNN guvernatori Susan Kihika, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Incidenti vjen pas përmbytjeve të mëdha që shkaktuan 103 viktima dhe detyruan mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre që nga marsi. Kenia ka regjistruar reshje të dendura shiu që nga mesi i marsit, por reshjet janë intensifikuar gjatë javës së kaluar, duke çuar në përmbytje masive.

Rreth 131,450 njerëz janë prekur nga përmbytjet që përfshinë pothuajse gjysmën e Kenias.

Shirat e dendur në Afrikën Lindore kanë prekur edhe Tanzaninë dhe Burundin. Kryeministri i Tanzanisë, Kassim Majaliwa, tha të enjten se të paktën 155 njerëz kanë humbur jetën nga përmbytjet në vend.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!