Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Stajke në Vaun e Dejës duke lënë një person me djegie të rënda. Policia bën me dije se një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur me djegie të rënda pasi ka tentuar të shuajë zjarrin në banesën e tij.
Vau i Dejës / Informacion paraprak
Më datë 13.02.2020, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës nga pakujdesia ka marrê zjarr bombula e gazit në banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi F. L. 62 vjeç, ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al