Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:15 në Patos të Fierit.
Mësohet se në lagjen ‘Grizë’, një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit, i cili është shkaktuar si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi.
Ndërkohë, kanë pësuar degie trupore tre anëtarë të familjes, Fatmir Saliaj, Ylvie Saliaj dhe Daniela Shpërdheja, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al