LAÇ- Një bombol gazi ka shpërthyer në qytetin e Laçit dhe për pasojë është plagosur një çifti. Ngjarja ka ndodhur ne mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr.1 të qytetit.
Nga shpërthimi i bombolës së gazit e zonja e shtëpisë ka djegie në 50 % të trupit dhe është dërguar në gjendje të rendë në spitalin e djegieve në kryeqytet.
Djegie të lehta ka pësuar edhe kryefamiljari, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./ abcnews.al