Një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit. Bombola e gazit 3 kilogramëshe ishte ndezur në tualetin e shtëpisë, ku jetonte Zeni Bardhyli me bashkëshorten e tij.
Shpërthimi i bombolës dhe më pas flakët e përhapura kanë trembur familjarët te cilët kanë dalë me vrap jashtë dhe kanë njoftuar zjarrfikësen. Zjarri është fikur në kohë pa shkaktuar dëme por i gjithë tualeti dhe korridori i banesës së çiftit është shkatërruar.
Bombola e përmasave 3 kilogramë dhe ka qenë drejt përfundimit dhe kjo ka minimizuar përmasat tragjike që mund të kishte sjellë shpërthimi i saj. Asnjë prej familjarëve nuk është lënduar pasi ata kanë dalë nga banesa sapo kanë filluar flakët e para të zjarrit. Sipas zjarrfikësve mendohet se bombola ka pasur rrjedhje dhe me pas shpërthim.