Foto ilustruese
Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e sotme në lagjen Gjashtë në Sarandë. Sipas policisë në banesën në pronësi të 73-vjeçares Z.K. janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Tashmë Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 23.12.2020, rreth orës 10:20, në lagjen Gjashtë, Sarandë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetases Z.K., rreth 73 vjeçe,dyshohet si pasojë e shperthimit të një bomble gazi, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al