Të paktën dy persona humbën jetën të premten nga zjarret që shpërthyen në Siçilinë veriore. Sipas agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe mediave italiane 700 turistë u evakuuan nga një hotel për disa orë.
Një grua 42-vjeçare u vra në përpjekje për të shpëtuar kuajt e saj në Cefalù, në lindje të Palermos. Babai dhe vëllezërit e saj ishin me të, por ajo me siguri u çorientua nga vapa dhe tymi dhe ra në një përroskë.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa raportoi gjithashtu se një 68-vjeçar vdiq duke u përpjekur të largohej nga shtëpia e tij, e cila u përfshi nga flakët në Balestrate, në perëndim të Palermos.
Rreth 700 klientë të hotelit Costa Verde, pranë Cefalu, u evakuuan pasditen e së premtes dhe u dërguan për arsye sigurie në një stadium. Por ata mundën të ktheheshin në dhomat e tyre rreth orës 2 të mëngjesit të së shtunës pasi rreziku kishte kaluar.
Shërbimi meteorologjik parashikon reshje shiu nga sot dhe për disa ditë në rajon, gjë që do të ndihmojë punën e zjarrfikësve në Siçilinë veriore.
Lot’s of fires near Capo d’Orlando #sicily #fire #notenoughhelicopters pic.twitter.com/8v8UoO7WFP
— Lionel Kuhlmann (@lionelkuhlmann) September 22, 2023