Shpërthejnë luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, raportohen viktima

schedule17:23 - 27 Shtator, 2020

schedule 17:23 - 27 Shtator, 2020

Një përplasje ushtarake ka shpërthyer midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabak, me vdekje civile të raportuara nga të dy palët.

Duke akuzuar Azerbajxhanin për sulme ajrore dhe artilerie, Armenia njoftoi rrëzimin e helikopterëve dhe shkatërrimin e tankeve si dhe shpalli ligjin ushtarak.

Nga ana tjetë, Azerbajxhani tha se kishte nisur një kundërsulm si përgjigje ndaj bombardimeve.

Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i kontrolluar nga armenët etnikë.

Ata u shkëputën në vitet rrëzimit të Bashkimit Sovjetik. Armenia dhe Azerbajxhani ishin pjesë e shtetit komunist, i cili u përpoq të shtypte dallimet etnike dhe fetare.

Mes përplasjeve, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se ishte i sigurt për të rimarrë kontrollin mbi rajonin e shkëputur.

Ligji ushtarak është shpallur gjithashtu në disa rajone të Azerbajxhanit.

Konflikti në malet e Kaukazit ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se tre dekada, me luftime periodike. Përleshjet kufitare në korrik vranë të paktën 16 njerëz, duke bërë që demonstrata më e madhe për vite me radhë në kryeqytetin azerbajxhan të Baku, ku kishte thirrje për rimarrjen e rajonit.

Të dielën, Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan premtoi mbështetje për Azerbajxhanin gjatë krizës së re ndërsa Rusia, e parë tradicionalisht si një aleate e Armenisë, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime për të stabilizuar situatën. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!