Shpërthejnë bombolat e oksigjenit në spital, të paktën 82 viktima dhe 110 të plagosur

schedule14:32 - 25 Prill, 2021

schedule 14:32 - 25 Prill, 2021

Të paktën 82 persona kanë humbur jetën pasi një spital u përfshi nga flakët mbrëmjen e së shtunës në kryeqytetin e Irakut, Bagdad. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Brendshëm në vend.

Si pasojë e zjarrit, mbetën të plagosur të paktën 110 persona të tjerë.

Dy zyrtarë të spitalit thanë për CNN se zjarri në  Khaled Al-Muhanna nisi pas shpërthimit të disa bombolave me oksigjen. Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojmë skena kaotike ndërsa zjarrfikësit mundoheshin të shuanin flakët kurse personelet shëndetësore përpiqeshin të evakuuonin pacientë.

Njerëz nga i gjithë Iraku referohen në këtë spital në Bagdadin juglindor, përfshirë edhe shumë pacientë me Covid-19. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!