Shpërthejnë bombat në Siri, 27 të vdekur

schedule18:43 - 20 Tetor, 2021

schedule 18:43 - 20 Tetor, 2021

Të paktën 14 persona u vranë sot në një sulm me bombë në një autobus në Damask, ndërsa 13 të tjerë humbën jetën nga bombardimet e regjimit sirian në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Dy bombat e vendosura në autobus shpërthyen herët në mëngjes ndërsa automjeti kalonte pranë një ure në qendër të kryeqytetit, njoftoi agjencia e lajmeve SANA, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur të paktën tre.

 

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë joqeveritare me një rrjet të gjerë burimesh në të gjithë Sirinë, të gjitha viktimat ishin ushtarakë.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Damask. Megjithatë, një orë më vonë, forcat qeveritare bombarduan Idlibin, bastionin e fundit të xhihadistëve dhe rebelëve në veri të Sirisë.

Ne nuk kishim parë gjëra të tilla për një kohë të gjatë, menduam se kishim mbaruar me to” tha një dëshmitar okular pranë vendit ku shpërtheu autobusi./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!