Kritikat për shpërndarjen e vaksinës në Ballkan, reflekton BE: Gati mekanizimi i ri

schedule17:24 - 19 Janar, 2021

schedule 17:24 - 19 Janar, 2021

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi është shprehur sot se Komisioni Evropian do të bëjë gati një mekanizëm për të siguruar një front të bashkuar për të luftuar koronavirusin, si dhe për të pasur një akses më të shpejtë ndaj vaksinës me vëmendje të veçantë tek Ballkani Perëndimor.

Në një postim në Twitter, Varhelyi shprehet se mekanizmi do të ketë synim furnizimin e Ballkanit Perëndimor me vaksina nga shtetet anëtare. Po ashtu, komisioneri thotë se po shikohen opsione të tjera për t’i siguruar vaksinat më shpejt.

“Për të siguruar një front të bashkuar për të mundur Covid-19, dhe për akses më të shpejtë ndaj vaksinës, Komisioni Evropian do të bëjë gati një mekanizëm për furnizimin me vaksina nga shtetet anëtare, me vëmendje të veçantë tek Ballkani Perëndimor dhe shtetet fqinje. Do të shikohen po ashtu opsione të tjera për t’i siguruar vaksinat më shpejt'”tha ai. 

Javët e fundit kritikat kanë qenë të shumta nga kryeministri shqiptar Edi Rama, por edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, drejtuar Brukselit duke e akuzuar se e la rajonin në harresë për vaksinat anti-COVID-19, ndërsa tashmë duket se ka një reflektim nga BE-ja./ s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!