Shpërndarja e vaksinave COVID-19: Si po zhvillohet fushata në Europë?

schedule15:18 - 9 Mars, 2021

schedule 15:18 - 9 Mars, 2021

Ekspertët janë gjithnjë e më të qartë: e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga pandemia COVID-19 është vaksinimi i më shumë personave.

Tani, me disa vaksina të miratuara, Europa po rrit inokulimet kundër sëmundjes.

Por kush po udhëheq fushatën e vaksinimit?

Sa përqind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar?

Ndërsa Britania e Madhe po udhëheq mbi pjesën tjetër të  Europës në vaksinimin  e popullsisë me një dozë, vendet e tjera po udhëheqin në vaksinimin e popullsisë me dy doza.

Britania e Madhe, e etur për të vaksinuar sa më shumë njerëz, është duke pritur më gjatë se vendet e tjera për të inokuluar dozën e dytë. Për sa i përket numrit absolut të vaksinave, MB, e cila miratoi vaksinën e saj të parë COVID-19 më 2 dhjetor , gati tre javë para BE-së, po udhëheq garën në imunizimin e popullsisë së saj.

 

 

 

Mbretëria e Bashkuar ka administruar më shumë vaksina në përgjithësi, por gjithashtu kryeson për sa i përket vaksinave për frymë të popullsisë.

Pas saj vjen Malta, Serbia dhe Danimarka.

Numri i të vaksinuarve për 100,000 banorë

Kur vendet filluan fushatën e vaksinimit?

 

Cili grup u vaksinua i pari?

 

Një tregues tjetër interesant është se cili grup njerëzish  u vaksinuan të parët.

Shumica e vendeve kanë vaksinuar fillimisht  stafin mjekësor dhe të moshuarit. Ka gjithashtu një grusht vendesh, si Turqia, Serbia, Republika Çeke dhe Bullgaria që zgjodhën të vaksinonin të parët politikanët.

Në disa raste, kjo mund të jetë një mënyrë për të fituar besimin te populli se vaksinat janë të sigurta edhe efikase./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!