Kandidati për deputet i LSI në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka dënuar shpërndarjen e ndihmave nga ana e funksionarëve të PS në këtë qytet. Maliqi deklaroi se ky është krim elektoral duke shprehur bindjen se socialistët nuk kanë asnjë mundësi për të fituar.
“Të jeni të bindur për sa kohë janë punonjësit e bashkisë në furgon tregon krimin elektoral në këtë kohë. Në këtë kohë nuk lejohet ndarja e ndihmave. Nuk kanë asnjë mundësi për të fituar. Opozita është drejt fitores.
I bëj thirrje policisë së shtetit të heqë dorë nga mbështetja që i bën pushtetit pasi policia i shërben vendit. Drejtuesit janë të korruptuar, arrogantë dhe hajdutë. Ndëshkimin do e kenë të gjithë nga kupola deri në bazë”, u shpreh Maliqi./mv.abcnews.al