Shpërndante “të bardhë” në zona të ndryshme, arrestohet shqiptari në Greqi

schedule14:54 - 17 Nëntor, 2022

schedule 14:54 - 17 Nëntor, 2022

Një 42-vjeçar shqiptar, i cili trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine në zona të ndryshme, ka rënë në prangat e policisë greke në qendër të Selanikut.

Ai u arrestua mbrëmjen e së martës dhe iu gjet një pako kokainë me peshë 101.12 gram. Më pas, u konstatua se në shtëpinë e tij në një zonë tjetër të qytetit, ai fshihte edhe shtatë pako me kokainë me peshë totale 181.06 gram, të cilat iu sekuestruan si dhe një peshore elektronike, një celular dhe 120 euro.

Shqiptari u dërgua në Prokurorinë e Selanikut, me çështjen e ngritur ndaj tij për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!