Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 2 persona në Durrës

schedule09:04 - 9 Prill, 2020

schedule 09:04 - 9 Prill, 2020

Policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona, një 32 vjeçar dhe një 57 vjeçar,  nën akuzën e “organizatori, shpërndarësi dhe bashkëpunëtorja e shpërndarësit të lëndës narkotike”.

Gjatë kontrollit në banesat e këtyre 2 personave janë gjetur doza me heroinë dhe kokainë dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale peshore elektronike, telefona celularë dhe 1 automjet.

Grupi hetimor ka njoftuar se ky është një operacion në vazhdimësi pasi më herët janë arrestuar edhe 3 persona.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni antidrogë i koduar “HIGH QUALITY”.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohen 126 doza me lëndë narkotike kokainë, 1 automjet, 3 telefona celularë dhe 1 peshore elektronike.

Në vijim të operacionit “HIGH  QUALITY”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në kuadër të të cilit u sekuestrua 0.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë dhe kokainë, si dhe një sasi e konsiderueshme parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe u vunë në pranga 3 shtetas (organizatori, shpërndarësi dhe bashkëpunëtorja e shpërndarësit të lëndës narkotike), operacioni ka vijuar për evidentimin dhe goditjen e personave të tjerë që ushtrojnë këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i vijimit të operacionit të ndjekur me metoda proaktive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, duke vënë në pranga dy shtetas:

  1. M., 32 vjeç dhe L. M., 57 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. M., në lagjen nr. 14, Durrës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 124 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike, ndërsa gjatë kontrollit të shtetasit L. M., në automjetin tip “Benz”, u gjetën dhe sekuestruan 2 doza kokainë, në total 63 gramë kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!