Shpërndanin kokainë në Bllok, arrestohen 4 persona

schedule09:33 - 16 Shkurt, 2018

schedule 09:33 - 16 Shkurt, 2018

Policia e kryeqytetit ka prangosur katër persona, të cilët tregtonin kokainë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

277 gr drogë e fortë u sekuestruan gjatë një kontrolli të befasishëm një lloto sporti në rrugën “Nikolla Jorga”.

Policia sqaron se Azis Meta, Përparim Kalbaj, Aleks Kanaçi dhe 23-vjecarja Eri Brami janë arrestuar gjatë operacionit “Decline”.

Kjo e fundit kishte rol kyç në shpërndarjen e kokainës në ish-Bllok.

Të arrestuarit shpërndanin kokainën në lokalet e natës si edhe po heton nese ka edhe persona të tjerë të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike./abcnews.al

Njoftimi i plotë i Policisë

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë  i koduar ”Decline”.

Sekuestrohen 276.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë”.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast duke finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Decline”.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Azis Meta, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar  për  “Trafik armësh dhe lëndë narkotike”

Përparim Kalbaj, 46 vjeç,  banues në Tiranë.

Aleks Kanaçi, 35 vjeç,  banues në Berat.

E.B, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën “Nikolla Jorga”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Kokainë” në sasi të vogla personave të ndryshëm në zonën e “Bllokut”.

Shtetasit e lartpërmendur lëviznin me dy automjete.

Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm iu gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

276.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës  materiale:

2 automjete

7 telefona celularë

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Përparim Kalbaj, Aleks Kanaçi Azis Meta dhe E. B./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!