Shpërndanin drogë pranë shkollave, gjykata lë në burg 29 nga të arrestuarit e operacionit ‘Tempulli’

schedule12:54 - 15 Shtator, 2023

schedule 12:54 - 15 Shtator, 2023

Gjykata Penale lë në fuqi masat e sigurimit ‘arrest me burg’ për 29 personat e parë që u arrestuan në kuadër të operacionit antidrogë ‘Tempulli’.

Seanca nisi në orën 09:00 në Gjykatën Penale.

Gazetari Ermal Vija raportoi më herët se për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve nga operacioni, gjykata do të japë sot masën e sigurisë vetëm për 29 të parët. Vetëm në kryeqytet kanë rënë në pranga 90 persona.

Pesë prej tyre janë gra, mes të cilave një shtatzënë dhe një 68 vjeçare. Në rang vendi, janë arrestuar më shumë se 230 persona që shpërndanin drogë pranë shkollave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!