Kryeministri izraelit Naftali Bennett dhe ministri i Jashtëm Yair Lapid kanë rënë dakord të shpërndajnë parlamentin dhe Lapid do të marrë postin e kryeministrit. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar izraelit të hënën, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Tashmë pritet që javën e ardhshme të mbahet një votim në parlament , pas së cilit Lapid do të marrë kryesinë, tha zyrtari. Lapid dhe Bennett pritej të shprehen për mediat rreth orës 20:00. /abcnews.al/