Shpërndahet me vonesë vaksina e gripit në rrethe, mjekët: Sasia e pamjaftueshme

schedule16:22 - 19 Nëntor, 2019

schedule 16:22 - 19 Nëntor, 2019

Vaksina e gripit këtë vit ka nisur të shpërndahet me vonesë. Vitet e mëparshme shpërndahej në tetor ndërsa këtë vit nisi në muajin nëntor. Aktualisht jo të gjitha qëndrat shëndetësore në vend e disponojnë. Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka zgjeruar dhe grupet që do ta përfitojnë atë falas. Veç personelit shëndetësor dhe të moshuarve dhe janë shtuar fëmijët nga 2 deri 5 vjeç.

Mësohet se në Qarkun e Gjirokastrës vaksinimi nuk ka nisur të kryet. Burimet e Abc Neës sqarojnë se sot mjekët e shëndetit publik nga rrethet janë nisur drejt Tiranës për të tërhequr vaksinat.

Edhe në qytetin bregdetar të Vlorës intresi i qytetarëve për tu vaksinuar është I lartë. Deri tani janë në dispozicion të tyre janë rreth 4.200 vaksina. Po jo të gjithë përfituesit kanë djeni se mund ta kryejnë falas.

Në Shkodër është siguruar një numër prej 7 mijë vaksinash që do aplikohen falas dhe shefja e epidemiologjisë, Dhurata Hysa thekson se ende nuk ka numër masiv të prekurish nga gripi stinor.

Ndryshe paraqitet situate në Qarkun Dibër, pasi prej 2 javësh ka vijuar vaksinimi falas. Por sasia prej 900 është shumë e papërfillshme në raport me grupet që kanë nevojë.

Mësohet se në Fier është rritur kërkesa për vaksinën e gripit. Rreth 4800 kanë nisur tu injektohen të moshuarve, të sëmurëve kronikë dhe fëmijëve, por ky numri s’mbulon të gjitha këto kategori.

Pensionistët dhe prindër të fëmijëve deri në 5 vjec në pjesën më të madhe janë ende të paqartë.

Ndërkaq në Kukës ka më shumë se një javë që ka nisur vaksinimi i popullates kunder gripit, por dhe në këtë qark sasia nuk mjafton.

Shefja e Epidemiologjise Denisa Duraku, shprehet se kontigjenti nuk është i mjaftueshëm për të përballuar skemën e personave qeë përfitojnë falas vaksinat

Sasia e vaksinave që janë përllogaritur të jepen falas nga Ministria e Shëndetësisë është 138 mijë doza. Po është e qartë se ajo nuk mbulon numrin total të të moshuarve, të sëmurëve kronikë, shtatëzanve dhe fëmijëve.