Shpërndahen materialet zgjedhore/ ABC News ndjek nga afër procesin në qendrën “Vasil Shanto”

schedule12:08 - 10 Maj, 2025

schedule 12:08 - 10 Maj, 2025

ABC News ka ndjekur nga afër shpërndarjen e materialeve zgjedhore në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto” në kryeqytet.

Shkolla do të përdoret fillimisht për qendrat e votimit, e më pas do të kthehet në qendër numërimi për votat.

Deri më tani, nuk është raportuar asnjë problematikë.

“Është një nga më të rëndësishmet, përbën të gjithë njësinë numër 5. Kjo shkollë do të jetë jo vetëm qendër votimi, por edhe qendër numërimi. Në total ka 96 qendra votimi. Quhet KZAZ numër 36. Dallohen qartë edhe materialet zgjedhore të cilat janë shpërndarë. Ditën e nesërme do të hapen edhe 7 qendrat e votimit në kët shkollë. Deri më tani nuk ka pasur asnjë problematikë”, raportoi gazetari Andon Kello./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!