Një i ri është ndaluar nga Policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Sipas njoftimit të policisë, F.P., 29 vjeç, ishte shpallur në kërkim pas urdhrit të ndalimit nga prokuroria më 19 Shkurt të vitit të kaluar.
Ai, në bashkëpunim me nëntë persona të tjerë të ndaluar më parë, ka siguruar para duke kryer aktivitetin e paligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonie në Itali.
Së bashku me personat e tjerë, ata kanë përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme realizuar në vjedhje duke shpërdorurar detyrën në postet përkatëse të punës që kanë kryer pranë një kompanie Call Centre në kryeqytet. Mësohet se kësaj kompanie i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm financiar./abcnews.al