Shpërdorim detyre/ Mbeten në burg 3 nga zyrtarët e IVMT në Sarandë, 3 të tjerë në “arrest shtëpie”

schedule12:39 - 19 Tetor, 2023

schedule 12:39 - 19 Tetor, 2023

Gjykata e Sarandës ka vendosur masat e sigurimit për 6 zyrtarët e IVMT dhe IKMT, të arrestuar të hënën pas urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës për “shpërdorim detyre” lidhur me 16 ndërtime pa leje kryesisht në zonën e Ksamilit.

Gjykata e Sarandës ka konfirmuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish-Kryeinspektorin e IVMT të Bashkisë Sarandë, Artur Musai dhe dy inspektorët Erton Zekaj dhe Besian Koçi, ndërkohë që ka ndryshuar masën e sigurisë për inspektorin e IVMT Vangjel Xhavara, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.

Gjykata ka konfirmuar gjithashtu edhe masat “Arrest në shtëpi” për dy inspektorë të IKMT-së/abcnews.al/